RTSH 24 Live

Kronika

Austri/ Akuzohet se plagosi me thikë një 30-vjeçar, arrestohet avokati shqiptar

01/02/2023

Austri/ Akuzohet se plagosi me thikë një 30-vjeçar, arrestohet avokati shqiptar

Një avokat shqiptar është arrestuar në Vjenë të Austrisë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 30-vjeçar.

Sipas mediave austiake, avokati shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, është përplasur fizikisht me 30-vjeçarin, ndërsa konflikti mes tyre degradoi deri në goditjen me thikë.

Ngjarja u regjistrua në një pallat, ndërsa 30-vjeçari u gjet i plagosur nga banorët. Avokati shqiptar është arrestuar, ndërsa pritet të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje./ Vienna.at

/rtsh.al/