RTSH 24 Live

Bota

Aukus, Von der Leyen: Franca u trajtua në mënyrë të papranueshme. Duam të dimë se çfarë ndodhi dhe pse?

21/09/2021

Aukus, Von der Leyen: Franca u trajtua në mënyrë të papranueshme. Duam të dimë se çfarë ndodhi dhe pse?

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen e ka konsideruar të papranueshëm trajtimin që i është dhënë Francës në kuadrin e paktit të sigurisë AUKUS midis Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Një nga shtetet tona anëtare është trajtuar në një mënyrë të papranueshme, ne duam të dimë se çfarë ndodhi dhe pse” i tha ai gazetares së CNN, Christiane Amanpour, presidentja e KE-së Ursula Von Der leyen, gjatë një interviste.

Ndërsa shprehu zhgënjimin, ajo theksoi se kjo situatë duhet të sqarohet para se të vazhdohet përpara me biznesin si zakonisht./A2