RTSH 24 Live

Bota

AUKUS – Biden: I angazhuar për aleancën SHBA-Francë

21/09/2021

AUKUS – Biden: I angazhuar për aleancën SHBA-Francë

Presidenti amerikan Joe Biden kërkon të bisedojë me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe të diskutojë angazhimin e tij të thellë ndaj aleancës amerikane me Francën, u tha një zyrtare e lartë amerikane gazetarëve.

Franca iu përgjigj me indinjatë njoftimit të javës së kaluar për aleancën AUKUS midis Australisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, që lejon Kanberrën të blejë nëndetëse me energji bërthamore nga SHBA gjatë 18 muajve të ardhshëm.

Kjo do të thotë gjithashtu se një marrëveshje prej 56 miliardë eurosh (66 miliardë dollarë) për Australinë për të blerë nëndetëset franceze do të anulohet.

Franca akuzoi aleatët e saj për një shkelje të papranueshme të besimit dhe tërhoqi ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi për shkak të marrëveshjes së anuluar.

“Presidenti ka shprehur dëshirën e tij për të punuar ngushtë me Francën në rajonin e Indo-Paqësorit si edhe në nivel global. Dhe të flasë për hapa konkretë që mund të ndërmarrim së bashku”, theksoi zëdhënësja Jen Psaki.

“Ne e kuptojmë pozicionin francez, por SHBA nuk e ndan domosdoshmërisht këndvështrimin francez për këtë çështje”, shtoi ajo./ ATSH