RTSH 24 Live

Art

Atmosfera festive nuk do të mungojë këtë fundvit

14/12/2020

Atmosfera festive nuk do të mungojë këtë fundvit
teatri

Të gjitha aktivitetet dhe koncertet festive të planifikuara për fundvitin, do të vijnë për publikun korçar, në një tjetër formë, atë të transmetimit apo publikimit të materialeve artistike në rrjetet sociale. Sipas Zamira Kitës, drejtore e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, programi festiv i planifikuar është i pasur me shumë aktivitete, por gjithçka do të varet nga masat kufizuese që janë ende në fuqi. Ajo që nuk do ti mungojë qytetit sipas saj, do të jetë atmosfera me muzikë festive në Zonën Këmbësore dhe tek Pazari i Korçës.

Kita shton më tej se trupa e teatrit të Korçës, në një bashkëpunim me Teatri Kombëtar dhe Teatrin “Aleksandër Moisiu” kanë tashmë gati një komedi ku marrin pjesë aktorë të mirënjohur.

Për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia, këtë fundvit nuk do të mund të zhvillohet as koncerti i Korit “Lira”, i kthyer në traditë, si një kartolinë urimi. Kalendari i aktiviteteve kulturore e artistike në qytetin e Korçës, gjatë muajit dhjetor ka qënë gjithnjë i pasur dhe i larmishëm, por këtë vit për shkak të pandemisë, të gjitha janë anuluar. Por pavarësisht kushteve, Korçës nuk do i mungojë atmosfera festive.