RTSH 24 Live

Kronika

Atentati në Fushë-Krujë/ Të rinjtë pikasën autorët, njoftuan familjarët: Do na vrasin!

19/07/2022

Atentati në Fushë-Krujë/ Të rinjtë pikasën autorët, njoftuan familjarët: Do na vrasin!

Tre të rinjtë, të cilët u ekzekutuan ë atentatin e trefishtë në Fushë-Krujë, kanë pikasur se një automjet me persona të paidentifikuar po i ndiqnin ndaj dhe njoftuan familjarët përmes një telefonate.

Burime brenda grupit hetimor, thanë se ishte Diklen Vata ai që telefonoi nënën dhe motrën e tij, ku i informoi se një automjet me persona të panjohur prej tij po e ndiqnin.

Fakti është pohuar edhe familjarët e tij, të cilët kur u morën në pyetje nga grupi hetimor, konfirmuan se Dikleni u ka treguar dhe se kanë shtuar se ai ka parandjerë se çfarë do ndodhte, duke u thënë se, do na vrasin.

Ata kanë shtuar se djali i tyre nuk ishte i armatosur, çka ka ngritur dyshime se të rinjtë mund të jenë dekonspiruar për lëvizjet e tyre, pasi në momentin e ekzekutimit nuk ka pasur shkëmbim zjarri.

Sa i përket hetimeve dhe marrjes në pyetje të personave që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, të njëjtat burime thanë se deri tani nuk është marrë ndonjë e dhënë konkrete prej tyre.

Ndërsa lidhur me dyshimet për disa persona të tjerë, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, ata rezultojnë se janë larguar nga Shqipëria një javë më parë.

Diklen Vata,u ekzekutua jashtë automjetit, ndërsa Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha u shkrumbuan brenda në mjet, i cili u dogj si pasojë e breshërisë së të shtënave.

Bashkë me ta u shkrumbuan edhe aparatet celular, të cilët mund të kishin ndihmuar në hetime.

/rtsh/