RTSH 24 Live

Kosova

Atentati ndaj autobusit me nxënës në Kosovë, Osmani: Goditje e rëndë, autoritetet të zbulojnë sa më parë autorët e krimit

26/11/2021

Atentati ndaj autobusit me nxënës në Kosovë, Osmani: Goditje e rëndë, autoritetet të zbulojnë sa më parë autorët e krimit

Presidentja Vjosa Osmani, reagon për sulmin e rëndë në Kosvë në drejtim të një autobusi me nxënës. "Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin. Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë. Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni", shkruan ajo.