RTSH 24 Live

Kronika

Atentati me tritol në Kamëz ndaj Gjon Menajt, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjergj Cukalin

26/02/2021

Atentati me tritol në Kamëz ndaj Gjon Menajt, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjergj Cukalin

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë duke caktuar masën arrest me burg për Gjergj Cukalin. I njohur ndryshe si i ‘forti’ i ‘Myslym Shyrit’, Cukali,  akuzohet se në bashkëpunim me dy kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi organizoi atentatin e mbetur në tentativë ndaj Gjon Memës në Kamëz. 
Mësohet se policia i ka arrestuar dy kushërinjtë Enver dhe Edmond Jakimi dy ditë pas ngjarjes, por e ka mbajtur të fshehtë këtë, me shpresën se do të arrinte te porositësit. Ndaj tyre është dhënë masa e arrestit me burg, në fshehtësi, dhe më pas u arrit në arrestimin e Cukalit, vetëm dy ditë më parë. 
Sipas hetimeve edhe Cukali, nuk është ai që kërkonte eleminimin e Memës, në fakt ai dyshohet të jetë paguar nga të tjerë persona për organizimin e atentatit. 
Sipas burimeve nga hetuesit, mësohet ka disa prova që implikojnë tre personat e lartëpërmendur se janë të përfshirë në këtë ngjarje, përfshirë dhe takime që ata kanë pasur së bashku. Mema, i cili mbeti i gjymtuar nga shpërthimi me tritol, është një person me rekorde kriminale, i dënuar në Shqipëri për armëmbajte pa leje. 
Ndërkohë që dyshohet për vjedhje me dhunë dhe armë në Francë e Itali, ndërsa konflikti dyshohet se ka ndodhur për çështje pazaresh, apo larje hesapesh mes grupeve kriminale.