RTSH 24 Live

Greqi

Atentat shqiptarit në Athinë, autorët e qëllojnë me dorezë hekuri dhe armë zjarri

16/12/2020

Atentat shqiptarit në Athinë, autorët e qëllojnë me dorezë hekuri dhe armë zjarri
Policia-Greke

Një atentat me armë zjarri i është bërë një shqiptari gjatë natës së kaluar në Athinë të Greqisë.

Mediet fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Peristeri”, ku shqiptari është qëlluar fillimisht me dorezë hekuri dhe më pas me armë zjarri në këmbë.

Autorët kanë zbritur nga një makinë dhe e kanë qëlluar shqiptarin, i cili sapo kishte dalë nga një dyqan për shitje makinash. Ky i fundit ka shkuar vetë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet identiteti apo gjendja e tij shëndetësore.