RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Atentat në Tiranë, hidhet në erë makina në lëvizje, plagosen shoferi dhe pasagjeri

07/01/2022

Atentat në Tiranë, hidhet në erë makina në lëvizje, plagosen shoferi dhe pasagjeri

Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Makina e llojit "Mazda", me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç ka shpërthyer. Dyshohet se në mjetin në lëvizje është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.  Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në orën 02:50 në afërsi të rrethit të Selitës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.