RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Atentat në Lezhë, qëllohet me armë zjarri një makinë në lëvizje, udhëtonin dy persona! Nuk ka të plagosur

14/05/2022

Atentat në Lezhë, qëllohet me armë zjarri një makinë në lëvizje, udhëtonin dy persona! Nuk ka të plagosur
Makina që u qëllua, ku udhëtonin dy personat

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë, fatmirësisht pa të lënduar. Të shtënat me armë zjarri kanë qenë ndaj një makinë që ishte në lëvizje, ku udhëtonin dy persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 20:05, në Ishull Lezhë, ku brenda mjetit udhëtonin shtetasit B.P. dhe K.P., të cilët nuk janë lënduar. Pas të shtënave makina ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

/rtsh.al/