RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Atentat ish-policit në Malësi të Madhe

27/08/2021

Atentat ish-policit në Malësi të Madhe

Një atentat tronditi këtë të premte Malësinë e Madhe, ku mbeti një i vdekur e një e plagosur. Sokol Çelaj, ish-polic, u ekzekutua pas mesnate teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, ndërsa bashkë me të ishte edhe bashkëshortja, që fatmirësisht i shpëtoi plumbave.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes autori i doli para automjetit dhe qëlloi disa herë me kallashnikov në drejtim te mjetit tip Benz foristradë me targa angleze.

Sokol Çela, nga Reçi i Malësisë së Madhe, po udhetonte drejt banesës së tij dhe ngjarja ndodhi vetëm 50 m larg banesës.

Në dëshminë e saj në polici bashkëshortja deklaroi se një person u doli para me kallashnikov dhe qëlloi ne drejtim të tyre, por nuk arriti ta identifikonte për shkak të errësirës.

Shërbimet e Policisë  kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Viktima dyshohet se mëse 30 vite më parë ka vrarë një person ndërsa ngjarja atëherë u konsiderua aksidentale dhe Çelaj bëri rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli, nga ku u kthye vetëm 3 vite më parë.