RTSH 24 Live

Kronika

Atentat biznesmenit në Sarandë, plumbat kapin edhe turistin kalimtar të rastit

20/06/2021

Atentat biznesmenit në Sarandë, plumbat kapin edhe turistin kalimtar të rastit

20 plumba u zbrazën në drejtim të Spiro Iljadhi-t 35-vjeç, në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Sarandës, ku plumbat nuk kursyen as një turist të rastësishsëm, i cili rezulton të jetë Mario jani 33-vjeç, shqiptaro-amerikan.
Policia lokale tha fill pas ngjarjes, se autorët qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit duke i shkaktuar plagë të shumta, për kurimin e të cilave ai u soll në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Plumbat e shumtë që u qëlluaqn ndaj biznesmenit e kanë prekur në bark, ku ka dëmtime të zorrëve.
Spiro Iljadhi ose siç ndryshe njihej edhe si Ermal Iljazi, njihet si biznesmen në zonë.
Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes por dyshohet se është një atentat për eleminimin e biznesmentit. 
Pas ngjarjes policia mblodhi kamerat e sigurisë që janë në diasa objekte të zonës, ndërsa nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”. 
Autorët pasi e qëlluan 35-vjeçarin u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.