RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Atentat 24-vjeçarit në Berat, u qëllua me 6 plumba, policia shpall në kërkim dy autorët

19/08/2021

Atentat 24-vjeçarit në Berat, u qëllua me 6 plumba, policia shpall në kërkim dy autorët

24-vjeçari Tajar Fetiu, mbeti i plagosur mesnatën e shkuar në derën e shtëpisë. Burime nga policia e Beratit bëjnë të ditur, se 24-vjeçari ra pre e një atentati me armë pak minuta para mesnatës së shkuar në lagjen "Dëshmorët e Kombit" në Berat. 
Plagosja ndodhi në rrugën e xhamisë, në vendin e quajtur "Kinoklubi", moment në të cilin 24-vjeçari Fetiu ishte duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person e ndoqi nga pas dhe e qëlloi  6 herë me pistoletë.
2 plumbat e pistoletës e prekën të riun në bark, duke e rrëzuar përtokë ndërsa autori fill pas ngjarjes u largua nga rrugicat e lagjes.
Tajar Fetiu u transportua drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai soll në Spitalit të Traumës.
Policia në vendin e ngjarjes gjeti 6 gëzhoja pistotele ndërsa sekuestroi të gjitha kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë.
Për plagosjen e të riut u shpallën në kërkim dy 30-vjeçar,  Arnold Azizolli, dhe Amarildo Dule, të dy banues në Berat.
I riu Tajar Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime.