RTSH 24 Live

Kuriozitete

Asteroidi dy herë sa kulla Eiffel, NASA: Vjen drejt tokës javën e ardhshme!

12/03/2021

Asteroidi dy herë sa kulla Eiffel, NASA: Vjen drejt tokës javën e ardhshme!

Një asteroid masiv dy herë më I madh se kulla Eiffel, do të kalojë pranë Tokës javën e ardhshme. NASA thotë se trupi qiellor, i pagëzuar FO32 e që për herë të parë është diktuar para 20 vjetësh, është praktikisht më I madh që i afrohet planetit tonë këtë vit. “E njohim mirë rrugën orbitale të tij përreth Diellit sepse është zbuluar para dy dekadash dhe kemi pasur kohë ta gjurmojmë’, tha Paul Chodas, i agjencisë amerikane të hapësirës. Chodas shpjegoi se asteroid nuk përbën ndonjë rrezik për planetin tonë pasi do të jetë 1.25 million milje larg. Ai do te jete megjithatë i dukshëm sidomos për astronomët në hemisferën jugore që do të përdorin teleskopë të mëdhenj. Por pavarësisht kësaj distance, relikja e gurtë do të jetë mjaftueshëm afër Tokës sa të klasifikohet si “ një asteroid potencialisht I rrezikshëm”, bazuar në parametrat e NASA-s .