Në mars një vizitor i veçantë dhe i madh vjen pranë tokës dhe sipas NASA-s, ai do të mbërrijë më 21 mars. Agjensia hapësinore llogariti që diametri të ishte 770 metra deri në 1.7 kilometra, transmeton Telegrafi. Për krahasim: asteroidi ose fragmenti i kometës, i cili shkaktoi zhdukjen masive të dinosaurëve, ishte me madhësi midis 10 dhe 30 km, sipas shkencëtarëve.
I quajtur 2001 FO32 është asteroidi më i madh në listën e objekteve të NASA-s pranë Tokës për periudhën shkurt – prill. Me 34.41 km / s është edhe më i shpejti. Kjo korrespondon me 123,876 km / orë. Është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm nga NASA.
Asteroidi më i afërt me Tokën është ai që do të kalojë në mars dhe quhet DW1. Ai do të kalojë rreth 570,000 kilometra larg Tokës.