SHBA, lidhur me Asociacionin në Kosovë, kundërshton fuqishëm krijimin e ndonjë entiteti që ngjason me “Republika Srpskan” në Bosnje e Hercegovinë. Deklarata u bë nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë një komunikimi me mediat.
Sipas tij, ai dhe zyrtarë të lartë të SHBA-së kanë bërë të qartë nuk do të mbështet asnjë Asociacion, që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, apo që përbën rrezik për sovranitetin e saj, që lidhet me pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike.
“Ëashingtoni kundërshton fuqishëm krijimin e ndonjë entiteti që ngjason me “Republika Srpskan” në Bosnje e Hercegovinë. Disa zyrtarë të lartë të SHBA-së e kanë qartësuar dhe unë dua të jem shumë i qartë për pozitën e SHBA-së se nuk mbështesim ndonjë angazhim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që s’është në përputhje me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese apo që do të kërcënojë sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike.”- deklaroi ambasadori amerikan.
Sipas tij, SBA-ja kundërshton fuqishëm krijimin e ndonjë etniteti që ngjan me “Republika Srpskan” në Bosnje e Hercegovinë.
Hovenier, në komunikimin me mediat, i ka tërhequr vëmendjen qeverisë së Kosovës, duke nënvizuar se SHBA-ja pret nga ajo që të flasë për vizionin e saj për Asociacionin, si shtet demokratik, multi-etnik e që ofron të drejtat për minoritetet në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës.
Ai thotë se krijimi Asociacionit është çështje urgjente dhe se SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Kosovën me ekspertizë dhe përkrahje politike.
Hovenier shtoi se qeveria ka tani mundësinë që të rinisi përpjekjet për themelimin e Asociaciont, duke theksuar se kjo është mjaft e rëndësishme në mënyrë që Kosova të ndërtojë të ardhmen e saj drejt BE-së dhe institucioneve euro-atlantike.
/rtsh.al/