RTSH 24 Live

Aktualitet

Asnjë humbje jete, 89 raste të reja me COVID-19

15/08/2022

Asnjë humbje jete, 89 raste të reja me COVID-19

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ndërsa janë kryer 321 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 89 qytetarë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë

Ndërkohë janë shëruar 179 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,991 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

/rtsh.al/