RTSH 24 Live

Sociale

ASHP përmirëson sinjalistikën rrugore në qytete dhe fshatra

22/01/2021

ASHP përmirëson sinjalistikën  rrugore në qytete dhe fshatra

Përmirësimi i sinjalistikës rrugore ka qënë në fokus të punës së drejtorisë së shërbimeve publike në Gjirokastër. Krahas ndërhyrjes së bërë në disa prej akseve kryesore të brendshme , përmirësim të dukshëm kanë pasur edhe njësitë administrative. Situata nuk paraqitet si më parë thotë përgjegjësi i transportit në këtë drejtori. Ai shton se nevojat për ndërhyrje janë ende të mëdha ndaj po punojmë që të mos ketë mungesa .

“ Kemi marrë masat e duhura për mbarëvajtjen e sinjalistikës rrugore si në qytet dhe në zonat rurale. Në pjesën e sipërme të qytetit kemi vendosur sinjalistikë të rregullt për mbarvajtjen e trafikut. Kemi bërë ndërhyrje për rreth kalasë duke e paisur këtë internerar me sinjalistikën e duhur. Ne kryejm ndërhyrje në çdo pikë ku është e nevojshme .Gjithashtu në fshatra kemi vendosur sinjalistikë të rregullt aty ku mungonte” .

Bashkia Gjirokatër synon edhe vendosjen e emërtesave të rrugëve duke vlerësuar njëherazi edhe ngjarjet historike dhe kontributin e personaliteteve të ndryshme .