RTSH 24 Live

Kronika

Asambleja Parlamentare e KE do të shqyrtojë më 28 maj vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

15/05/2021

Asambleja Parlamentare e KE do të shqyrtojë më 28 maj vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Këshilli i Europës njofton se Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mblidhet me videokonferencë të Premten 28 maj 2021 nën drejtimin e Presidentit aktual Rik Daems. Ky i fundit do të jetë i pranishëm në Budapest, ku parlamentarët do të zhvillojnë një shkëmbim mendimesh me autoritetet lokale në kuadër të Presidencës Hungareze të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Shqyrtimi i raportit mbi vëzhgimin e zgjedhjeve në Bullgari dhe Shqipëri, janë mes diskutimeve që shtrihen përgjatë gjithë ditës së premte së bashku me çështje të tjera të debatit si ai mbi rolin e të rinjve në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, buxhetin e Këshillit të Evropës (2022-2025) dhe shpenzimet e Asamblesë (2022-2023),  roli i parlamenteve në zbatimin e kompakteve globale të OKB për migrantët dhe refugjatët dhe veprimi humanitar për refugjatët dhe migrantët në vendet në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. 
Komiteti i Përhershëm, i cili vepron në emër të Asamblesë midis seancave plenare, përbëhet nga Presidenti dhe Nënkryetarët e Asamblesë, kryetarët e grupeve politike, kryetarët e delegacioneve kombëtare dhe kryetarët e komisioneve, gjithsej rreth 60 parlamentarë nga 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Raporti i v[zhguesve për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është çertifikimi i vetëm referues për vendimet e Brukselit mbi Shqipërinë, të cilat janë gjithashtu duke shqyzrtuar të gjitha ecuritë e vendit për të vendosur mbi mbajtjen e KOnferencës së parë ndërqeveritare.