RTSH 24 Live

Art

Artistët shqiptarë që morën pjesë në Festivalin Sanremo ndër vite

01/02/2023

Artistët shqiptarë që morën pjesë në Festivalin Sanremo ndër vite

Në festivalin më të rëndësishëm Italian Sanremo, ka pasur artistë shqiptarë të cilët kanë marrë pjesë si këngëtarë, si anëtarë të orkestrës apo të ftuar posaçërisht për një performancë.

Iljard Shaba

Violonçelisti Iljard Shaba do të jetë protagonist i dueteve të Sanremo 2023 me Anna Oxa.  Të dy artistët kanë zgjedhur të risjellin këngën "Un'emozione da poco".

Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu, e pranishme në Festivalin e Sanremos në vitin 2020 e cila prezantoi pranë Amadeos.

Ermal Meta

Ermal Meta, bashkë me Fabrizio Moro, fitoi bujshëm Sanremon e 2018-s me “Non mi avete fatto niente.”

Enxhi Nini

Këngëtrja e njohur e viteve 90 dhe violinistja Enxhi Nini ishte pjesë e orkestrës së Sanremos në vitin 2014. Që në vitin 2010 është zhvendosur në Itali ku interpreton në orkestrën e Radio Televizionit Italian.

Elsa Lila

Elsa Lila në vitin 2003 mori pjesë për herë të parë në Sanremo. Kënga e saj, “Valeria” u rendit në vendin e tetë në kategorinë për të Rinjtë. Këngëtarja u rikthye me këngën “Il senso della vita” në vitin 2007.

Olen Cesari

Olen Cesari u ngjit në skenën e Sanremo-s ne vitin 2000 për të shoqëruar me violinë Lucio Dalla, i cili u ftua të këndonte “4 Marzo 1943.”

Anna Oxa

Këngëtarja Ana Oxa me baba shqiptar me origjinë nga Kruja dhe nënë italiane, ka marrë pjesë 15 herë në Sanremo bashkë me edicionin e këtij viti. Ajo ka fituar çmimin e parë me këngën “Ti lascero,”  dhe këngën “Senza Pieta.”

/rtsh.al/