RTSH 24 Live

Aktualitet

Arrin “varianti Frankenstein”, bashkohen Omicron dhe Delta

25/01/2022

Arrin “varianti Frankenstein”, bashkohen Omicron dhe Delta

Omicron definitivisht nuk do të jetë version i fundit i koronavirusit, lajmërojnë shkencëtarët. Çdo infeksion i jep virusit një shans për të mutuar dhe omicron ka një avantazh ndaj paraardhësve të tij, pasi përhapet shumë shpejt, pavarësisht se është shfaqur në një kohë kur imuniteti global nga vaksinat dhe sëmundjet e mëparshme është forcuar, transmeton portal arbresh.info

Shkencëtarët ende nuk e dinë se si mund të jetë varianti tjetër, por ata theksojnë se Omicron do të shkaktojë sëmundje më të lehtë, prandaj ata sugjerojnë vaksinim më të gjërë. “Sa më shpejt të përhapet omikroni, aq më shumë mundësi ka për mutacion, i cili potencialisht mund të çojë në më shumë variante,” i tha AP Leonardo Martinez, një epidemiolog në Universitetin e Bostonit.

Omicron është shfaqur fillimisht në mes të nëntorit të vitit të kaluar, dhe që nga atëherë në të gjithë botën është shënuar një numër në rritje i personave të infekstuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi një rekord 15 milionë raste të reja të infeksionit në një javë nga 3-9 janari, një rritje prej 55 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Shkencëtarët thonë se Omicron ka më shumë gjasa që të riinfektojë edhe personat e shëruar nga Covid. Megjithatë, shkencëtarët kanë frikë nga infeksioni me Omicron dhe Delta, gjë që sipas shkencëtarëve vështirëson punën e studimeve dhe personelit mjekësor. “Infeksionet më të gjata dhe të vazhdueshme duken se janë terreni për shtame të reja. Vetëm kur të kesh një infeksion të përhapur do të mund ta bësh atë,” tha Dr Stuart Campbell Ray, një ekspert për sëmundjet infektive në Universitetin Johns Hopkins. Për shkak të shkaktimit të simptomave më të lehta në krahasim me delta, omicron ka rritur shpresat se kjo do të thotë fillimi i një tendence kur virusi do të bëhet sikurse edhe gripi.

Një mënyrë tjetër e mundshme është që me omicron dhe delta në qarkullim, njerëzit mund të marrin infeksione të dyfishta që mund të çojnë në, siç tha Dr Ray, “Frankenvariants” (Varianti Frankenstein +), hibride me karakteristika të të dy llojeve. “Kur zhvillohen variante të reja, është e vështirë të thuhet se cilat mund të jenë”, tha ai.

Ekspertët gjithnjë e më shumë janë duke bërë thirrje për vaksinim, për mbajtje të distancës dhe mbajtjes së maskave. Ata besojnë se virusi nuk do të bëhet endemik si gripi për sa kohë që normat globale të vaksinimit janë të ulëta.