RTSH 24 Live

Aktualitet

Arrihet marrëveshja për gjuhën rome në arsimin para universitar dhe universitar në Korçë

13/01/2021

Arrihet marrëveshja për gjuhën rome në arsimin para universitar dhe universitar në Korçë

Jepet drita jeshile për zgjerimin e një seksioni kushtuar mësimit në gjuhën rome në Universitetin e Korçës, e cila më pas do të përgatisë studentët për të dhënë mësim në arsimin para universitar. Një gjë e tillë bëhet me dije nga profesori Marsel Kurthiad Komisar për Gjuhën dhe Drejtësinë Gjuhësore të Bashkimit Ndërkombëtar të Romëve i cili pati një takim me rektorin e universitetit të Korçës Dhimitri Bello. Gjithashtu Kurthiad zhvilloi dhe një takim me drejtorin e ZVA në Korçë Endri Pikuli  të cilit i propozoi që lënda për gjuhën rome të jetë si mundësi zgjedhjeje nga nxënësit e kësaj pakice.

Edhe pse kanë kaluar dy vite që nga miratimi i ligjit për arsimin në gjuhë amëtare të pakicave, ky ligj ende nuk gjen zbatim. Kjo ishte dhe një arsyet e vizitës së profesoit në Korçë. Sipas tij janë të ndryshme problematikat që kanë penguar në zbatimin e këtij ligji.