RTSH 24 Live

Aktualitet

Arrestohet sanitarja, ju merrte lekë pacientëve me covid

13/01/2021

Arrestohet sanitarja, ju merrte lekë pacientëve me covid

Policia e Tiranës prangosën sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”, pasi duke u prezantuar si infermiere i kishte marrë lekë vajzës së një pacienteje, e cila fatkeqësisht nuk e fitoi betejën me covid-19.
Rasti u denoncua në një emision investigativ në media. Sanitarja Tire Alldervishi shfaqej në video duke i kërkuar qytetares lekë për t’i shpëtuar nënën nga koronavirusi. Sanitarja kishte marrë 8 milionë lekë, por nuk kishte kryer asnjë shërbim ndaj pacientes, madje e kishte  keqtarjtuar duke mos i dhënë as ushqim.
Policia e Tiranës tha, se 59-vjeçarja Alldervishi në muajin dhjetor (gjatë kohës kur nëna e kallëzueses ndodhej e shtruar në spital), e ka mashtruar, duke i marrë rregullisht shuma të ndryshme monetare. 
Ndërkohë, nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë në këtë spital të dyshuar për korrupsion.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale tha policia.