RTSH 24 Live

Botë

Arrestohet mbreti i kokainës, për kokën e tij SHBA ofroi 5 mln USD

24/10/2021

Arrestohet mbreti i kokainës, për kokën e tij SHBA ofroi 5 mln USD

Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi, Dairo Antonio Usuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, është arrestuar në pjesën veriperëndimore të vendit, njoftoi qeveria kolumbiane.

“Urime forcave të sigurisë për arrestimin në Nekokli të Dairo Antonio Usuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, udhëheqësi i “Clan del Golfo” tha Emilio Archila, këshilltari i Presidentit Ivan Duque.

I njohuri si lideri i “Clan del Golfo”,  kartelit më të fuqishëm i trafikut të drogës në Kolumbi, eksportuesi më i madh i kokainës në botë. Arrestimi i “Otoniel” është goditja më e madhe që qeveria kolumbiane i ka dhënë krimit të organizuar në vend. SHBA dha 5 mln dollarë shpërblim për “kokën” e tij. Ai u arrestua një nga bastionet kryesore të “Clan del Golfo”, pranë kufirit me Panamanë.

Arrestohet mbreti i kokainës, për kokën e tij SHBA ofroi 5 mln

Presidenti i vendit, Iván Duque e krahasoi arrestimin të shtunën e Otoniel me kapjen e Pablo Escobar tre dekada më parë. “Kjo është goditja më e madhe kundër trafikut të drogës në vendin tonë këtë shekull”, tha Duque gjatë një video-mesazhi të transmetuar. "Kjo goditje është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990."

Një oficer policie vdiq gjatë operacionit, tha Duque. Pas periudhave si guerril i majtë dhe më vonë paraushtarak, Otoniel, 50 vjeç, u bë kreu i bandës kriminale Clan del Golfo, ose Gulf Clan, një grup trafiku droge. Banda ka rreth 1200 burra të armatosur – shumica prej tyre ish-anëtarë të paraushtarakëve të ekstremit të djathtë – dhe është e pranishme në 10 nga 32 provincat e Kolumbisë.

Autoritetet thanë se inteligjenca e ofruar nga SHBA dhe Britania e Madhe çoi më shumë se 500 ushtarë dhe anëtarë të forcave speciale të Kolumbisë në strehën e xhunglës së Otoniel, e cila mbrohej nga tetë unaza sigurie. Otoniel për vite fluturoi nën radarin e autoriteteve duke iu shmangur profilit të lartë të narkotikëve më të njohur të Kolumbisë.