RTSH 24 Live

Aktualitet

Arrestohet manjaku i Tiranës, ishte kthyer në tmerrin e grave

05/01/2021

Arrestohet manjaku i Tiranës, ishte kthyer në tmerrin e grave

I. Alla, është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi, ky i fundit përndiqte dhe u nxirrte organin gjenital femrave të ndryshme që shihte në rrugë. Policia ka bërë të ditur se ai është ndaluar në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, dhe tashmë po përballet nën akuzën e “Përndjekjes” dhe “Kryerjes së veprimeve të turpshme në publik”.

Blutë bëjnë me dije ndër të tjera se dy ditë më parë Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest në burg” për I. Allën. Ai është denoncuar nga shtetësja me iniciale M.M., ndërkohë që policia pasi ka parë kamerat e sigurisë në rrugë ka vërtetuar se ai kryente vepra të turpshme në publik.