RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Arrestohet kryebashkiakut i Lushnjës, akuzohet për abuzim në tenderin e kanalizimeve me vlerë 24 milionë lekë

06/07/2021

Arrestohet kryebashkiakut i Lushnjës, akuzohet për abuzim në tenderin e kanalizimeve me vlerë 24 milionë lekë

 
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Tushe u arrestua gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK. Bashkë me të u arrestuan edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Lushnjës, të cilët janë përfshirë në abuzime me tenderin e kanalizimeve në këtë qytet.

Hetimi kishte nisur disa muaj më parë. Mes të arrestuarve janë Gazment Çela zv. drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike, Xhemal Hasko përgjegjësi ujit në Bashkinë e Lushnjës dhe Flamur Peqini ish-kreu i inspektoratit të ndërtimit në Lushnjë.

Sipas të dhënave të Prokurorisë së Posaçme, vlera e tenderit është 24 milionë lekë, ndërsa policia vijon kontrollet dhe në zyrën e urbanistikës.

Tushe do të mbahet mend edhe për një tjetër ngjarje të rëndë ndërsa është kryebashkiak i Lushnjës.  Më 31 dhjetor 2019, ai mbeti i plagosur në zyrë, pasi shoferi i tij, Gëzim Saraçi, pas një debati i hodhi një granatë. Në atë kohë u tha se ngjarja kishte lidhje me pazare të jashtëligjshme mes tyre.

Tushe drejton Bashkinë e Lushnjes prej tre mandatesh.