RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Arrestohet ish gjyqtari

26/12/2020

Arrestohet ish gjyqtari

Policia e Tiranës ka arrestuar ish gjyqtarin Alaudin Malaj, 49 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje.
Policia thotë se Malaj ka shkelur urdhrin e mbrojtjes për të mos ju afrua ish bashkëshortes dhe të përdorë pronat e saj. Ndërsa shkak i konfliktit që ai pati me një prej djemve të tij ishte përdorimi i makinës së ish gruas të cilën gjyqtari e përdorte jashtë vullnetit të saj. Po ashtu në hetim është vendosur edhe vëllai i tij Agron Malaj, 42 vjeç, për kundërshtim të punonjësve të policisë.
Malaj u shoqërua dje nga patrullat e komisariatit dy të cilat ndërhynë për të evituar agravimin e një konflikti familjar mes ish gjyqtarit dhe djemve të tij.
Në korrik të këtij viti, gjyqtari Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen nga Gjykata e Apelit teksa ende nuk i ishte nënshtruar procesit të vettingut. 
Por në muajin nëntor ai i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, rikthimin e çështjes së tij në shkallën e parë të Vetingut. Në letrën e dorëheqjes Malaj shpjegon se ka punuar pranë sistemit të drejtësisë qysh prej vitit 1993, duke shërbyer në disa gjykata të vendit, ku kulmi i karrirës së tij, ka qënë drejtimi i Gjykatës së Apelit Tiranë. (Sipas shqiptarja.com)