RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Behar Sofisë

13/03/2021

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Behar Sofisë

Policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë mundur të zbardhin ngjarjen e rëndë të dy javëve më parë, kur në afërsi të Piramidës u vra shtetasi Behar Sofia, 65 vjeç. Një person është arrestuar nga policia malazeze dhe më pas është deportuar të premten në Shqipëri. Ai është marrë në pyetje dhe më pas izoluar në ambjentet e policisë së Tiranës.
Identiteti i personit të arrestuar është arritur të zbardhet nga kamerat e sigurisë të zonës. Ka shumë gjasa që ai të jetë një vrasës me pagesë dhe ende nuk dihet se nga kush e ka marrë porosinë për ekzekutimin e Behar Sofisë. Ky i fundit ishte skeduar nga policia si person i implikuar në trafikun e heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë. Për momentin personi i arrestuar ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës.