RTSH 24 Live

Aktualitet

Arrestohet djali i biznesmenit grek, që vrau inxhinierin shqiptar

13/01/2021

Arrestohet djali i biznesmenit grek, që vrau inxhinierin shqiptar

Një 19-vjeçar, i biri i një biznesmeni të njohur në Greqi, është arrestuar si autori i aksidentit të rëndë në Ekali të Athinës, ku humbi jetën një 25-vjeçar, personi që shihni në foto, me profesion inxhinier.

Aksidenti ndodhi më 17 dhjetor, ndërsa i riu shqiptar po kthehej me motor nga puna, kur u godit nga mjeti luksoz Mercedes GLE, që drejtohej nga djali i biznesmenit, pronar anijesh, emri i të cilit nuk bëhet me dije.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, 19-vjeçari po kthehej nga palestra dhe ka injoruar sinjalistikën që i kërkonte të ndalonte, duke ecur me shpejtësi në drejtim të shqiptarit, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Në polici ai ka pranuar se është autori i aksidentit, ndërsa tha se nuk e kishte parë shenjën që i kërkonte të ndalonte.