RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Arrestohen tre trafikantë klandestinësh

25/12/2020

Arrestohen tre trafikantë klandestinësh

Policia e Shtetit njoftoi se ka finalizuar operacionin policor i koduar "Brothers", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Ajo ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, dy prej tyre vëllezer. Ata janë F.M., 25 vjeç, F.M., 25 vjeç, (vëllezer), të dy banues në Tiranë dhe E.T., 29 vjeç, banues në Dibër.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar. 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" e kryer në bashkëpunim.