RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Arrestohen infermjerja dhe shitësja, kishin ngritur skemë mashtrimi

28/09/2021

Arrestohen infermjerja dhe shitësja, kishin ngritur skemë mashtrimi


Një infermiere e spitalit psikiatrik dhe një shitëse në një njësi elektroshtëpiake në Tiranë, u prangosën nga policia, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi. Infermjerja Elisabeta Bardhollari 39-vjeç, u vidhte pacientëve kartat e identitetit dhe shkonte në dyqanin e bashkëpunëtores Orjada Hoxha 32-vjeçe dhe aplikonin për kredi. Kredia përdorej për të blerë pajisje elektroshtëpiake, të cilat më pas i shisnin në bashkëpunim me një tjetër bashkëpunëtor, të identifikuar me inicialet A. H.
Vlera e parave të përfituara nga kjo skemë mashtrimi është 40 milion lekë, tha policia. Ajo gjithçka e zbuloi përmes denoncimit të një personi dhe realizoi operacionin e koduar “Elektro”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektroshtëpiake ndërsa uniformat blu dyshojnë se në këtë skemë mashtrimi ka edhe disa persona të tjerë të përfshirë.