RTSH 24 Live

Politikë

Arrestimi i Alda Klosit, Gjiknuri: Përgjegjësia është individuale, PS nuk e pengon drejtësinë

07/02/2023

Arrestimi i Alda Klosit, Gjiknuri: Përgjegjësia është individuale, PS nuk e pengon drejtësinë

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ndalur te arrestimi i ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë, Alda Klosi, u shpreh se përgjegjësia është individuale. I ftuar në “Publikisht”, Gjiknuri tha se Partia Socialiste nuk e pengon drejtësinë, por përkundrazi e inkurajon atë të shkojë përpara.

“Secili ka përgjegjësinë e vetë, shumë mirë që drejtësia ka filluar të funksionojë. PS nuk e ka penguar drejtësinë dhe drejtësia tani ka filluar të veprojë. Ne bëjmë çmos që drejtësia të jetë sa më e lirë dhe sa më e pavarur. Lufta kundër korrupsionit është rrugë e gjatë. PS e hoqi pushtetin e politikës nga drejtësia. Pushteti politik cedoi pushtetin e tij. Tashmë politika u zhvesh, kjo është reforma gjyqsore më e madhe. Qeveria nuk ka penguar asnjë vendim gjyqësor”, tha Gjiknuri.

Alda Klosi është vënë në hetim për tre akuza, mes të cilave dhe ajo e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, por sipas të dhënave që nga momenti i arrestimit e deri më tani Klosi nuk ka pranuar të flasë për çështjen. Klosi u vu në pranga pas dëshmisë së Rozeta Dobit, pastruesja e cila i vodhi 120 mijë euro në shtëpi. Në dëshminë pra grupit hetimor ajo deklaroi, se gjithçka ishte planifikuar nga vetë Klosi për të përfshirë bashkëshorti e saj, çka solli mbrëmjen e të premtes edhe arrestimin e Alda Klosit, që më herët ka qenë e besuara e ish-ministrit të Financave dhe Rindërtimit si dhe ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

/rtsh.al/