RTSH 24 Live

Kronika

Arrest shtëpie për ish-kandidatin e LSI-së, i akuzuar për korrupsion

17/10/2021

Arrest shtëpie për ish-kandidatin e LSI-së, i akuzuar për korrupsion

Etion Joka, ish- kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka lënë qelinë e burgut dhe deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojë në shtëpi. Gjykata e Posaçme ka dhënë sot ndaj tij masën arrest në shtëpi, duke argumentuar se ai është vetëdorëzuar dhe nuk përbën rrezik për largim. Ndërsa prokurori i çështjes Sotir Kllapi kërkoi arrest në burg për akuzën e korrupsionit zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Joka u filmua duke blerë vota. Joka u filmua duke i dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.