RTSH 24 Live

Aktualitet

Armët në popullatë, OSCE projekt për t'i mbledhur nga autoritetet shqiptare

23/09/2023

Armët në popullatë, OSCE projekt për t'i mbledhur nga autoritetet shqiptare

Dorëzimi vullnetar i disa armëve nga një qytetar në Kukës rikthen vëmendjen te prezenca e armëve në komunitet. Prezenca e OSBE-së i ka paraqitur qeverisë shqiptare një strategji për ndërgjegjësimin e popullatës për uljen e rrezikut te keqpërdorimit të armëve të vogla e të lehta.

Jemi duke përgatitur fushatën që ka në fokus gra, burra e të rinj. Ne kemi planifikuar disa aktivitete, ku kemi përfshirë mediat, shoqërinë civile, Këshillat Vendorë të Sigurisë, të rinjtë”, tha Xhenis Bllaço.

Gjithashtu, OSBE-ja ka hartuar edhe një dokument fizibiliteti, i cili vlerëson realizueshmërinë e një Amnistie të mundshme për armët e zjarrit në Shqipëri, i cili i është dërguar qeverisë për shqyrtim të mëtejshëm.

Duke mbretur brenda rolit të OSCE, për të suportuar qeverinë shqiptare, ne i kemi paraqitur institucioneve një dokument fizibiliteti për amnistinë, i cili do të suportojë qeverinë për të marrë një vendim potencial nëse amnistia do të ishte relevante në këtë moment apo pas ndërgjegjësimit të popullatës”, tha Xhenis Bllaço, Zyrtare Vendase Projektit të AVL.

Në rajon, është Serbia ajo që sapo ka përmbyllur fushatën e dorëzimit vullnetar të armëve të zjarrit, e cila përfundoi me sukses me 108,883 copë armë zjarri dhe mjete shpërthyese të mbledhura.

Vlen për tu përmendur rasti më i mirë që po implementohet një amnisti në Beograd, dhe mendohet se është një nga rastet më të suksesshme që është implementuar”, tha Xhenis Bllaço.

Strategjia e Ndërgjegjësimit për rrezikun e AVL-ve, e hartuar nga OSBE ne bashkëpunim me autoritetet, ka përcaktuar edhe zonat me risk të lartë, që janë: Lezha, Shkodra, Vlora, Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Fieri.

Gazetare F.Tota

/RTSH/