RTSH 24 Live

Kronika

Armët e gjahut në popullatë, policia nismë për regjistrimin e poseduesve tyre

23/02/2021

Armët e gjahut në popullatë, policia nismë për regjistrimin e poseduesve tyre

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për regjistrimin e të gjitha armëve të gjahut që datojnë që nga viti 1993 dhe janë në duart e popullatës. 
Sipas një dokumenti të shpërndarë në drejtoritë e qarqeve, specialistëve të policimit në komunitet, dhe jo vetëm, u është kërkuar identifikimi i të gjithë shtetasve që janë pajisur me këto armë. 
Armët e gjahut duhet të regjistrohen në regjistrin elektronik SIMA, me qëllim krijimin e një databaze, në të cilën do të jenë të dhënat e poseduesit apo edhe lloji i armës së gjahut.
Një pjesë e mirë e qytetarëve, të cilët që nga viti 1993 disponojnë një armë gjahu kanë ndryshuar vendbanim ose kanë emigruar, çka e bën të vështirë identifikimin dhe regjistrimin real të këtyre armëve.
Kjo kërkesë ka ardhur fill pas ndryshimit të ligjit “Për armët” si dhe shpalljes së moratoriumit të gjuetisë.
Armët e gjahut herë pas here janë përdorur edhe në ngjarje kriminale, apo trafikim të tyre jashtë vendit ndërsa rastet e kapjes nga policia te qytetarët, të cilët nuk kanë pasur leje përdorimi, kanë qenë të shpeshta.
Komisariatet e Policisë kanë praktikë regjistrimin elektronik e armëve të gjahut kunik gjahtaret duhet të plotësjnë disa kritere ligjore.