RTSH 24 Live

Televizion

Armela Krasniqi zgjidhet me 83 vota kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovize

07/07/2021

Armela Krasniqi zgjidhet me 83 vota kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovize
 

Armela Krasniqi u zgjodh sot kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Në seancën e fundit të legjislaturës IX, deputetët e Kuvendit votuan sot me 83 vota pro kandidaturën e Armela Krasniqit në krye të AMA-s.

Në garë ishte gjithashtu edhe Alketa Dibra që u votua me vetëm 9 vota.

Armela Krasniqi u zgjodh drejtoreshë e përgjithshme e ATSH-së, në 2017-ën, pas një karriere të gjatë në medie.

Në fillimet e saj, Krasniqi punoi si reportere në Shijak TV, për të vijuar në Televizionin Shqiptar e më vonë si Drejtore e Drejtorisë së Aktualitetit në RTSH apo si drejtuese edicionesh informative e në RTSH, Shijak TV, TVA, si dhe drejtuese emisionesh në RTSH e News24.

Në vitet e gjimnazit (‘92-’95) Armela Krasniqi ka punuar si reportere e me kohë të pjesshme e Radio Tiranës, në emisionet e mëngjesit dhe ato social-ekonomike, duke pasur edhe rolin e drejtueses së emisionit radiofonik.

Aktualisht, Krasniqi është Këshilltar Ekspert në një projekt të Strategy& – Price Water Coopers.

Ajo është zgjedhur përmes votimit të fshehtë nga 32 agjenci europiane të lajmeve për të qenë në bordin drejtues të Agjencive Europiane të Lajmeve. Përveç Krasniqit në këtë bord të zgjedhur janë CEO i DPA (agjencia gjermane e lajmeve), CEO i PA group (agjencia britanike e lajmeve) dhe DG i CTK (agjencia çeke e lajmeve).

Krasniqi mban aktualisht edhe postin e Presidentes së ABNA-SEE (Presidente e Aleancës Ballkanike dhe Juglindore të lajmeve).