RTSH 24 Live

Sociale

Argjendar që në moshën 15-vjeçare, Dhimitraq Lego, ndër të paktët artizanë në Korçë

19/11/2022

Argjendar që në moshën 15-vjeçare, Dhimitraq Lego, ndër të paktët artizanë në Korçë

Nga Korça vjen rrëfimi i Dhimitraq Legos, një nga të pakët artizanë në fushën e përpunimit të arit dhe argjendit, dhe që e ka nisur punën në moshën 15 vjeçare. Ne e takuam Dhimitraqin në dyqanin e tij. Ai na rrëfeu se këtë zanat, e kanë trashëguar në 3 breza. Lego na pohon se të paktë janë argjendarët që kanë ngelur edhe pse interesi për punimet artizanale, është i lartë.

Për fat të keq, ky zanat nuk do të trashëgohet në brezat e tjerë të fisit Lego. Të punosh arin dhe argjendin, janë procese të vështira e që duan tepër durim. Dhimitraqi na tregon se, ruan ende veglat e punës së gjyshërve të tij, të cilat datojnë që prej 100 vitesh

Sot, janë të paktë artizanët që po përpiqen të mbajnë gjallë një traditë shekullore të punimit të bizhuterive me dorë. Zanati i argjendarit ka qenë ndër më të vjetrit, të ushtruar tek pazari i dikurshëm i Korçës.

/RTSH/