RTSH 24 Live

Sociale

Ardhja e stinës së vjeshtës, rritet numrin i vizitave pediatrike në spitalin e Korçës

01/10/2022

Ardhja e stinës së vjeshtës, rritet numrin i vizitave pediatrike në spitalin e Korçës

Pediatria e spitalit të Korçës po përballet me fluks të lartë vizitash. Sipas shefit të shërbimit pediatrik, Robert Rado e gjithë kjo ka ardhur për shkak shmangies nga ana e prindërve të sistemit të referimit te mjeku i familjes.

Mungesa e mjekëve pediatër pranë këtij shërbimi në spitalin rajonal të Korçës, është një tjetër shqetësim. Shefi i këtij shërbimi, Robert Rado, bën me dije se reparti i Pediatrisë ka vetëm dy mjekë specialistë. Ndërkohë që sipas tij shërbimi i rojës mbulohet me mjekë të përgjithshëm që vijnë nga qendrat shëndetësore.

Fluksi i vizitave edhe për mjekun pediatër pritet që të jetë shumë më i lartë gjatë ditëve në vijim edhe për shkak të ndryshimit të temperaturave.

/rtsh/