RTSH 24 Live

Botë

Arabia Saudite autorizon pelegrinazhin në Mekë për 60 000 rezidentë të vaksinuar

12/06/2021

Arabia Saudite autorizon pelegrinazhin në Mekë për 60 000 rezidentë të vaksinuar

Arabia Saudite do të autorizojë 60 000 residentët e saj të vaksinuar kundër koronavirusit të kryejnë haxhin, një pelegrinazh i madh mysliman në Mekë që do të zhvillohet muajin e ardhshëm, njoftoi sot Ministria e Haxhit, sipas agjencisë zyrtare SPA.

Gjatë haxhit të fundit, një nga pesë shtyllat e islamit, vetëm dhjetëra mijëra besimtarë që banonin në Arabinë Saudite ishin në gjendje të kryenin këtë rit, nga 2,5 milionë e pjesëmarrësve nga e gjithë bota në 2019, për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Ata që duan të kryejnë haxhin duhet të jenë midis 18 dhe 65 vjeç, të mos vuajnë nga një sëmundje kronike dhe të jenë vaksinuar”, theksoi ministria në një deklaratë të transmetuar nga SPA.

Në prill, mbretëria kishte njoftuar tashmë se vetëm njerëzit e vaksinuar do të lejoheshin të kryenin Umrah, pelegrinazhi i vogël mysliman që mund të kryhet gjatë gjithë vitit, nga fillimi i muajit të agjërimit mysliman të Ramazanit, duke shkaktuar pakënaqësi.

Pelegrinazhi i vogël, i pezulluar në Mars 2020 për shkak të pandemisë, rifilloi me rezervanë fillim të tetorit me masa drastike parandaluese në këtë vend të Gjirit më të prekur nga epidemia.

Në fillim, vetëm 6 000 sauditë dhe banorë të huaj në Arabinë Saudite u lejuan të kryenin Umra çdo ditë, para se ky numër të arrinte në 20 000.

Rreth 60 000 persona janë autorizuar për të kryer lutjet e para ditore në Xhaminë e Madhe të Mekës, qyteti i parë i shenjtë i islamit.