RTSH 24 Live

Teknologji

Apple zëvendëson bateritë e modeleve 2016 dhe 2017 të MacBook Pro

10/02/2021

Apple zëvendëson bateritë e modeleve 2016 dhe 2017 të MacBook Pro

Gjiganti i teknologjisë sapo lançoi macOS 11.2.1 dhe macOS Catalina 10.15.7 që duhej të adresonte problemin me baterinë. Por nëse për ju nuk ka funksionuar atëherë laptopi duhet dërguar në një qendër riparimi të autorizuar prej Apple për të zëvendësuar baterinë.

Kompania thotë se janë vetëm një numër i vogël konsumatorësh të prekur. Përdoruesit mund të shohin shëndetin e baterisë duke klikuar ikonën ose duke shkuar në System Preferences.

Modelet MacBook që vuajnë nga ky problem janë listuar mëposhtë:

2016 MacBook Pro 13-inç me dy porta Thunderbolt 3

2017 MacBook Pro 13-inç me dy porta Thunderbolt 3

2016 MacBook Pro 13-inç me katër porta Thunderbolt 3

2017 MacBook Pro 13-inç me katër porta Thunderbolt 3

2016 MacBook Pro 15-inç

2017 MacBook Pro 15-inç

Ky nuk është programi i parë i zëvendësimit të baterive për këto laptopë. Në 2018-ën Apple tha se MacBook Pro e prodhuar mes Tetorit 2016 dhe 2017 rrezikoheshin nga shpërthimi i baterive.