RTSH 24 Live

Kosova

Apple Maps kthen në gjuhën shqipe emërtimet e qyteteve të Kosovës

07/05/2021

Apple Maps kthen në gjuhën shqipe emërtimet e qyteteve të Kosovës


Më në fund Apple Maps ka ndryshuar emërtimet e qyteteve të Kosovës nga gjuha serbe në gjuhën shqipe.  Më herët Apple Maps nuk e kishte as emrin e shtetit të Kosovës në aplikacionin e saj, por ai u vendos   pas peticioneve dhe reagimeve në rrjetet sociale nga qytetarët .
Lajmin e ka bërë të ditur  Valdrin Shala te grupi Maniakë t’teknologjisë, i cili ishte një nga iniciatorët që të ndryshohej gjuha, së bashku me shumë anëtarë të tjerë të grupit.Po ashtu, janë përmirësuar edhe disa prej lokacioneve te cilat veçse ishin të rregulluara tashmë në shqip, si: Prishtina-Prishtinë, Mitrovica-Mitrovicë, Peja-Pejë dhe disa qytete tjera.
Por duket se jo të gjitha emrat kanë ndryshuar dhe janë bërë në gjuhën shqipe.
Emrat e disa lumenjve dhe liqeneve në Kosovë janë ende në gjuhën serbe dhe duket se po punohet që edhe ato të ndryshojnë dhe të shënohen në gjuhën shqipe. (A.Çejku)