RTSH 24 Live

Teknologji

Apple konfirmon se iPhone po merr USB-C, por nuk është i kënaqur me arsyen pse

26/10/2022

Apple konfirmon se iPhone po merr USB-C, por nuk është i kënaqur me arsyen pse

Kompania Apple ka deklaruar se iPhone do të jenë të pajisur me USB-C, konfirmim që vjen pas vendimit të Bashkimi Europian që të gjitha pajisjet e reja portative që do të shiten në vendet anëtare, të përdorin të njëjtin lloj kablli karikimi.

Drejtuesi i marketingut të Apple, Greg Joswiak tha se kompania ishte e detyruar të pajtohej me vendimin dhe të zëvendësonte Lighting, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. I pyetur se kur pritet të shihet një USB-C në një iPhone, Joswiak tha se "evropianët janë ata që diktojnë kohën për klientët evropianë".

Joswiak e bëri të qartë se Apple nuk është i lumtur për ndryshimin, por shtoi se megjithatë kompania planifikon të pajtohet me ligjin.

Aktualisht, ligji dikton që të gjithë telefonat celularë dhe tabletët do të duhet të përdorin USB-C deri në vjeshtën 2024.

/rtsh.al/