RTSH 24 Live

Teknologji

Apple feston 45-vjetorin

02/04/2021

Apple feston 45-vjetorin

Kompjuteri është një biçikletë për mendjen: ky është një nga reflektimet më të famshme të Steve Jobs mbi teknologjinë, si një mjet për të rritur aftësinë njohëse të njerëzve, një reflektim që përfshin frymën themeluese të “Apple” që sot mbush 45 vjeç.

Ishte 1 prill 1976 kur Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne themeluan Apple Computers. Kompania e vogël e lindur në një garazh spartan në Los Altos, Kaliforni, me kalimin e viteve do të bëhej mbretëresha e Silicon Valley, një nga kompanitë më të mëdha në botë për nga vlera e tregut.

Nga revolucioni i kompjuterëve të parë personalë, tani trashëgimitë e llogaritura në peshën e arit në ankande, te pika e kthesës e “iPhone”, “iPod” dhe shërbimeve streaming, duke kaluar nëpër disa risi të tilla, si laptopi i parë “Lisa” ose laptopi “Newton”, “Apple” është një histori ulje-ngritjesh.

Tani “Apple”, përtej produkteve, synon për një të ardhme të gjelbër: ajo ka bërë një angazhim për të arritur zero emetime karboni deri në vitin 2030.