RTSH 24 Live

Teknologji

Aplikacionet fitime rekord gjatë pandemisë

04/07/2021

Aplikacionet fitime rekord gjatë pandemisë

COVID-19 ka rritur përdorimin e telefonave inteligjentë dhe mjeteve të tjera dixhitale, si për punë, ashtu edhe për qëllime arsimore dhe argëtuese.

Trendi është konfirmuar nga një raport i fundit i bërë nga kompania e analizave “Sensor Tower”.

Në studimin e “Store Intelligence” lexohet se, në gjysmën e parë të vitit 2020, shpenzimet e konsumatorëve për aplikacionet celulare u rritën me 28,4%, e krahasuar me të njëjtin studim në 2019.

Një rritje që nuk ndalet: në gjashtë muajt e parë të 2021, pati një rritje të mëtejshme prej 24,8%, e krahasuar me vitin e kaluar, ose ndryshe 64,9 miliardë dollarë të shpenzuar nga përdoruesit, në përgjithësi, në App Store dhe Google Play.

Sipas “Sensor Tower”, fitimet anohen nga Apple, me 41,5 miliardë dollarë, ndërsa Android ka sjellë 23,4 miliardët e mbetura në arkat e Google.

Në gjysmën e parë të vitit 2021, App Store u rrit me 22,1%, Google Play me 30%.

Në lidhje me aplikacionet individuale, TikTok tejkaloi të ardhurat në vitin 2020, duke mbetur aplikacioni jo-për-lojëra me fitim më të lartë në të gjithë botën në App Store dhe Google Play, përfshirë gjithashtu variantin kinez për iOS, Douyin.

YouTube mban vendin e dytë, me 564,7 milionë dollarë; në vendin e tretë, Tinder, i ndjekur nga lexuesi japonez i librave Piccoma dhe ai i platformës Disney +.

Sukses i madh edhe për videolojërat: shpenzimet globale arritën 44,7 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2021, me 17,9% rritje nga viti në vit, një rritje që pason atë të përjetuar një vit më parë, kur sektori i videolojërave në celular u rrit me 25,5%.