RTSH 24 Live

Televizion

Apeli lë në paraburgim ish drejtorin e përgjithshëm të RTSh

30/10/2021

Apeli lë në paraburgim  ish drejtorin e përgjithshëm të RTSh

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon lirimin nga paraburgimi të ish drejtorit të përgjithshëm të RTSh Thoma Gëllçi. Në vendimin e dhënë Gjykata la në fuqi vendimin për masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ish-drejtori Gëllçi, kërkoi një ditë më parë masë më të lehtë nga Apeli, me argumentin se arresti me burg është i papërshtatshëm dhe se ai nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo të largohet.

Por prokuroria e kundërshtoi kërkesën e avokatëve duke kërkuar të ngelet në fuqi masa e "arrestit me burg."

Gëllçi, bashkë me tre ish-vartësit e tij Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH. Bëhet fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Por Gëllçi i ka hedhur poshtë akuzat.