RTSH 24 Live

Aktualitet

Anulimi i kredisë së BE, ambasadorja Hohmann: U ndryshuan kushtet e investimit! Jemi në komunikim me qeverinë

25/11/2022

Anulimi i kredisë së BE, ambasadorja Hohmann: U ndryshuan kushtet e investimit! Jemi në komunikim me qeverinë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka sqaruar anulimin e anulimin e grantit të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit me vlerë 28 milionë euro. Nga Shkodra, ku vizitoi zonat e përmbytura nga moti i keq, ambasadorja Hohmann tha se anulimi erdhi për shkak të ndryshimit të kushteve të investimit.

Megjithatë ajo theksoi se janë në komunikim me qeverinë për të kuptuar se mund të ketë nevojë për të bërë investime.

Sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, atëherë kjo anulohet, por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku mund të jenë investimet për t’u bërë”, u shpreh ambasadorja.

Në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet prej motit të keq me reshje të dendura shiu, Hohmann u shpreh se BE do të ndihmojë për zhvillimin e kapaciteteve në mënyrë që reagimi i institucioneve në të tilla situata, të jetë sa më i shpejtë.

 “Jemi këtu për t’ju ndihmuar në mënyrë që të zhvilloni kapacitete, në mënyrë që dhe ju të reagoni sa më shpejt. Në çdo zonë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, duhet të shihen me përparësi investimet që parandalojnë përmbytje”, theksoi Hohmann.

Gjatë seancës në Kuvend të enjten, Ministrja e Energjisë dhe njëherazi zv/kryeministrja, Belinda Balluku tha se ka qenë ajo që ka kërkuar anulimin e kredisë, e kërkuar 12 vite më pare, pasi, sipas saj, nuk bënte më sens ekonomik.