RTSH 24 Live

Teknologji

Anija kozmike  “Shenzhou-13” lidhet me modulin e stacionit hapësinor

17/10/2021

Anija kozmike  “Shenzhou-13” lidhet me modulin e stacionit hapësinor

Anija kozmike me ekuipazh “Shenzhou-13”  u bashkua me sukses me portën radiale të modulit kryesor të stacionit hapësinor “Tianhe” në orën 6:56 të mëngjesit të së shtunës sipas orës së Pekinit, njoftoi Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës, së cilës i referohet Radio e Jashtme e Kinës.


Anija kozmike “Shenzhou-13” e lëshua herët në mëngjes të shtunën dhe kreu vendosjen e statusit orbital pas hyrjes në orbitë, duke bërë një takim dhe bashkim të shpejtë të automatizuar me “Tianhe” dhe duke formuar një kompleks së bashku me anijet kozmike të mallrave “Tianzhou-2” dhe “Tianzhou-3”.  Ky është misioni i dytë me ekuipazh gjatë ndërtimit të stacionit hapësinor kinez “Tiangong”.

Komandanti i ekuipazhit Zhai Zhigang, astronauti Ye Guangfu dhe astronautja Wang Yaping hynë në modulin bazë të stacionit hapësinor të Kinës.
Ata do të qëndrojnë në orbitë për gjashtë muaj, gjë që përbën një rekord për një mision hapësinor kinez me ekuipazh.