RTSH 24 Live

Politikë

Anëtarë të LSI-së i bashkohen PS-së, Gjiknuri nga Vlora: Rritet mbështetja për familjen tonë të madhe

26/02/2021

Anëtarë të LSI-së i bashkohen PS-së, Gjiknuri nga Vlora: Rritet mbështetja për familjen tonë të madhe

Një tjetër grup i gjerë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së,, ka vendosur që të largohet nga ky subjekt politik, duke ju bashkuar Partisë Socialiste. Kështu ka bërë me dije drejtuesi politik i PS-së në Vlorë, Damian Gjiknuri, i cili shkruan se bilanci i punëve të mira të bëra, janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste.

Gjiknuri shkruan se rritja e mbështetjes për familjen e madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës‘. Një tjetër grup i gjërë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së vendosën të largohen nga ky subjekt duke ju bashkuar alternativës së Partisë Socialiste në Vlorë. Bilanci i punëve të mira të bëra, projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar i Qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste. Rritja e mbështetjes për familjen tonë të madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës.’- shkruan Gjiknuri.