RTSH 24 Live

Politikë

Amnistia fiskale, Tabaku: Qeveria ligj për të pastruar paratë e krimit

25/06/2022

Amnistia fiskale, Tabaku: Qeveria ligj për të pastruar paratë e krimit

PD është kundër paketës së amnistisë fiskale të hartuar nga qeveria dhe që pret të shqyrtohet fillimisht në komisionet parlamentare. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, vlerëson se projekti i qeverisë për amnisti fiskale, është një projekt i shumicës për të fshehur pasuritë e fituara përmes vjedhjes, korrupsionit apo krimeve të tjera për personat që kinse jetojnë jashtë vendit. Zonja Tabaku thotë se kjo është “një pengmarrje të ligjbërjes” që dëmton ekonominë e tregut.

“Vendi më i korruptuar në Europë, qeveria më e korruptuar në Europë skandalet e së cilës përditë sot po angazhohet në këtë luftë kundër ndershmërisë dhe në favor të korrupsionit. Draft ligji favorizon ato që për 30 vite kanë fshehur pasuritë dhe ndëshkon ato që për 30 vite kanë paguar një më një taksat dhe kanë qenë korrekt me ligjin dhe shoqërinë. Është një rrugë e pandershme për të mbrojtur me ligj ato që kanë fshehur pasuritë e tyre korruptive duke i ruajtur me fanatizëm fshehtësinë e identitetit dhe deklarimit duke promovuar kështu ilegalin dhe banditin e mundshëm përpara qytetarit dhe ndershmërisë së këtij të fundit. Amnistimi i pasurive deri në 2 mln euro nuk ka asnjë bazë dhe lidhje me emigrantët që kanë vite që jetojnë e punojnë jashtë edhe që vazhdimisht kanë kontribuar në vendin e tyre. Amnistia fiskale dhe penale e kthen në legale procesin e pastrimit të parave ndërsa vendi është nën monitorim të ngushtë nga MoneVval dhe një sërë institucionesh të tjera ndërkombëtare”, shkruan Tabaku në Facebook. 

/rtsh.al/