RTSH 24 Live

Politikë

Amnistia fiskale, Rama takim me ambasadorët në 'Vilën 30'

29/09/2022

Amnistia fiskale, Rama takim me ambasadorët në 'Vilën 30'

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët e huaj në vendin tonë, teksa mësohet se po diskutohet në lidhje me amnistinë fiskale për emigrantët. Në takim marrin pjesë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadorja e BE Christine Hohmann si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë për t’i shkuar deri në fund nismës së amnistisë fiskale, duke shtuar se askush nuk mund t’i thotë shqiptarëve se nuk mund të formalizojnë të ardhurat e tyre nga puna e zezë në emigracion.

Kujtojmë se Komisioni Europian ka paralajmëruar se drafti për amnistinë fiskale do të dobësojë kontrollin kundër pastrimit të parave si dhe përbën një rrezik thelbësor për reputacionin e vendit. Po ashtu rezerva ka shprehur edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë.

/rtsh.al/